Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në Haxhaj.
Kryetari Hyseni bëri të dtiru se janë asfaltuar tetë rrugë, në kuadër të projektit i cili kap vlerën e 111 mijë euro.
“Punimet në asfaltimin e rrugëve po përfundojnë edhe në fshatin Haxhaj. 8 rrugë janë asfaltuar, duke realizuar kështu projektin i cili arrin shumën mbi 111 mijë euro. Infrastrukturën po e ndërtojmë edhe në fshatra!”, ka thënë ai.