OPINION

Autostrada vs Stadiumi

dardan   Shkruan: Dardan Bekteshi –
Qeveria e Kosovës po ecë me hapa breshke, kur është fjala për stadionin e qytetit në Prishtine, kurse ai “Adem Jashari”ne Mitrovicë as që ka filluar renovimet. Këtë e thonë edhe vëzhguesit e UEFA-s sa herë që inspektojnë punimet ! Punimet ecin ngadalë, me arsyetimin se kushtet atmosferike ia pamundësojnë punimet, ndërkohë që autostrada po me këto kushte vazhdon ndërtimin drejtë Shkupit brenda afatit te percaktuar ! Sic duket Qeveria nuk e shikon me interes sportin, më tepër ia ka marr “dorën” asfalltit dhe tenderëve fitimprures.
Rrevoltën e fundit e ka shpreh edhe kreu i FFK Fadil Vokrri i cili i ka nisur nje ultimatum drejtë Ministrise se Sporti, gjithashtu FC Prishtina dhe Feronikeli mendojnë ti len garat nëse nuk ve doren shtetit ne përmiresimin e kushteve.
Procedurat e tejzgjatura, burokracia duket se do t’ia pamundesoje klubeve të Kosoves edhe kete vit garen ne arenen nderkombetare !
Se sa profitabil eshte futbolli, vetem ne derbin e fundit ne Serbi kishte me teper se 50 skaut ( persona e autorizuar qe ndjekin- vleresojne, zbulojne talentet e rinj) qe kerkuan ulese ne pjesen e VIP te stadionet per ti ndjekur talentet. Arsenali, Liverpool, Monaco, Inter, Ajax, Schalke, Hambuerger, Zenit , Torino, etj. kishin derguar skautet per te “peshkuar” talentet.
Se Kosova ka talente kjo ska medyshje, se Kosova e don futbollin e tregoi edhe derbi i fundit ne Gjilan. Është koha që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin hapat urgjent për interes nacional!

You Might Also Like