OPINION

Bashkimi Evropian tenton ta rikthejë Kosovën në tavolinën Suedeze!

 

Autor: Msc. Skender Berisha

Shantazhi i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës siq duket shkoi huq.

Ajo provoi me anën e shantazhit të arrijë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos e patur në mendje se ekziston edhe varianti tjetër i organizimit të një raundi bisedimesh jashtë kontinentit evropian, dhe pa e menduar se një marrëveshje sado e vogël që do të duket, në të ardhmen ajo do të dridhë politikën botërore, sidomos me njërën nga pikat e saj të nënshkruar nga dy palët Kosovë-Serbi.

Tani ky hap kaq i rëndësishëm, i dy vendeve (Kosovë-Serbi), do të ketë edhe efektin e saj në përshpejtimin e gjërave drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjithsesi tani nga ana e Bashkimit Evropian pritet ndryshim qasjeje ndaj politikës amerikane “kundrejt shteteve të lindjes”.

Por, një gjë është e qartë se Kosova për pak kohë i doli nga dora Bashkimit Evropian.

Se si do ta rikthejë Kosovën në tavolinën e saj Suedeze mbetet të shihet.

Rikthimi në një tavolinë të tillë ku secili merr atë që dëshiron do të ishte fatale për Kosovën, pasi një veprim i tillë e vë Kosovën në dilemën e ekzistencës së saj para botës, e veçanërisht para qytetarëve të saj të përvuajtur, që për një jetë të tërë sakrifikuan për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Kosova tani duhet të përcaktojë prioritetet e saj. Duke mos u ngutur dhe tentuar ta lexojnë politikën e të tjerëve (BE-së dhe ShBA-së), dhe të mos e mendojë se është faktori përcaktues i politikave botërore.

Do të ishte gabim fuzionimi vetëm në një prioritet (bisedimet me serbinë) duke lënë anash zhvillimin e vendit dhe krijimin e kushteve për investime strategjike afatgjate nga investitorë të huaj, por edhe vendor, do të ishte përsëritje e zhvillimeve njëzet vjeqare, dhe me këtë rast do të nxitej edhe më tej depopullimi i vendit, që për pasojë do të pësojnë edhe bizneset por edhe vendi në përgjithësi, pasi t’kurrja e të hyrave në bugjetin e shtetit si pasojë e rënies së konsumit do të ishte edhe investime më pak në të gjitha sferat e jetës të kësaj shoqërie.

Kosova ka nevojë për konsensus politik, për prioritete afatgjate, për siguri politike, për qasje direkte në problemet shoqërore brenda vendit, të ofrojë strategji të mirëfilltë të zhvillimit kombëtar, pa lënë anash komunitetet, të ofrojë mundësi të barabartë punësimi, të ndryshojë qasjen ndaj rinisë duke mos u humbur shpresat për jetesë në vend, t’i drejtojë gishtin vetes për fajin e jo të fajsojë të tjerët kur dështon, të gjejë formulën e zhvillimit me programin e saj dhe vendi të kalojë nga kjo fazë tranzitore që po zgjatë pa afat në jë fazë të zhvillimit ekonomik dhe social, si vend me përspektivë dhe i barabartë me standard jetese sikur vendet e zhvilluara.

 

 

You Might Also Like