Futboll

Bashkimi nga Koretini i nis përgatitjet

Klubi i Futbollit Bashkimi nga Koretini, i ka nisur përgatitjet dhe sipas sekretarit të klubit, Ilir Berisha,  kjo fazë po rrjedhë sipas parashikimeve dhe plan-programit të hartuar. Kryesia e KF.”BASHKIMI” bashkë me donatorët ka lansuar befasinë e radhës. Tani më është vendosur që të zhvillohen dy faza përgatitore jashtë vendit. Udhëtimi i parë disaditor është aranzhuar dhe pritet të realizohet nga data 04.02.2017 për në Shqipëri, ndërsa udhëtimi i dytë do të realizohet me 21.02.2017.
“Befasitë nuk përfundojnë  këtu, ditët në vazhdim priten shumë të reja” , ka thënë Ilir Berisha.

You Might Also Like