Viti

Biznesmeni Faruk Nura kandidat i AAK-së për kryetar të Vitisë

Faruk Nura, afarist i suksesshëm, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte ndër më të votuarit nga Komuna e Vitisë, ish pjesëtar i stafit të Presidentit të ndjerë Rugova, pas kalimit nga LDK-ja dhe aderimit të tij në AAK-ë, është nominuar për kandidat i AAK-së, për kryetar komune në Viti.

Biznesmeni Faruk Nura, ka qenë njëri prej aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare, dhe ish pjestarëë I UCK-së ndërkaq aktivitetin e tij politik deri vonë e ka zhvilluar nën siglën e LDK-së, dhe dy herë ka qenë kandidat për deputet i saj, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ai këtë e ka konfirmuar edhe për Plus Tv, ku ka thënë se pas aderimit të tij në këtë subjekt politik do të jetë kandidat serioz për të marrë drejtimin e komunës së Vitisë.

Kryetari i AAK-së dhe i nominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandidatura e Nurës, është një ofertë serioze për Vitinë dhe një shenjë e përkushtimit për një cilësi tjetër qeverisëse në këtë komunë.

E Faruk Nura falendëroi AAK-në dhe Haradinajn për besimin e dhënë dhe tha se do ta bëjë të pamundurën që këtë besim ta kthejë në të mirë të qytetarëve të Vitisë dhe aderimi I tij në AAK-së ëstë si pasojë e “pushtimit” të LDK-së nga persona që nuk ia duan të mirën kësaj partie dhe se atij të njejtit nuk u I kanë dhënë haspirë të duhur për angazhim dhe veprim politik për cka edhe pranoi ofertën e AAK-së që të jetë kandidatë I saj për kryetar komune në Viti./ Aziz Zuka

You Might Also Like