Kamenicë

Dardanapress mbanë punëtorinë dyditore me temën: “Të drejtat e komuniteteve në Komunën e Kamenicës”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë dy ditore me temën “Të drejtat e komuniteteve në Komunën e Kamenicës”.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë dy ditore ishte diskutimi rreth aspekteve ligjore që ndërlidhen me mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve e në veçanti të komunitetit rom.

Temat kryesore në punëtorinë dy ditore ishin: Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, sfidat në realizimin e të drejtave të pakicave, roli i medias në mbrojtjen dhe promovimi i të drejtave të pakicave, mënyrat e përfshirjes së pakicave në proceset vendimmarrëse, krijimi i një strategjie veprimi si dhe bashkëbisedimi me pjesëmarrësit lidhur me të drejtat e njeriut .

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Përfaqësues të institucioneve komunale, të rinjtë komunitetit rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.

You Might Also Like