Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur tryezën me temën “Promovimi, Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore në rritjen e Zhvillimin e Ekonomik Komunal”.
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte promovimi dhe ruajtja monumenteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës dhe ndikimi në zhvillimin e ekonomik komunal.
Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Gjendja momentale e objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës, Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore komunale, Restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore.
Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në tryezë kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Rregullimi i infrastrukturës rrugore për monumentet e trashëgimisë kulturore, Krijimi i një data baze me shënimet e trashëgimisë kulturore të komunës së Kamenicës, hartimi i rregullores komunale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, inicimi për hapjen e një muzeu, përgatitja e një buletini për trashëgiminë kulturore historike të Kamenicës, etj.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale ,zyrtarja e informimit, përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Projekti “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.