Kamenicë

Dardanapress përfundon ciklin e trajnimeve me nxënës lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës

Kamenicë 10.05.2024

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka përfunduar ciklin e trajnimeve të nxënësve lidhur me edukimin për Trashëgiminë Kulturore dhe Historike të Komunës së Kamenicës.

Qëllim kryesor i trajnimeve i nxënësve ishte marrja e njohurive për Diverzitetin Kulturor të Trashëgimisë në Komunën e Kamenicës, vendet e objekteve Kulturore Historike të Komunës, Edukimit i të nxënësve mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për rendësin e mbrojtjes dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore .

Trajnimet me nxënës u mbajtën në këto shkolla: SHFMU ”Metush Krasniqi” Roganë, IAAP “Andrea Durrsaku” ,Kamenicë, SHFMU “Avni Rrustemi”, Karaçevë e Epërme, SHFMU ,,Asllan Thaçi’’ në Karaçevë e Poshtme, SHFMU “Dëshmorët e Kombit”, në Kamenicë.

Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

You Might Also Like