Viti

DEBATI I PARË I RREGULLT I KRYETARIT HALITI ME QYTETARË (VIRTUALE) 2021

Komuna e Vitisë

DEBATI I PARË I RREGULLT I KRYETARIT HALITI ME QYTETARË (VIRTUALE) 2021

-Njoftohen qytetarët e komunës së Vitisë, se me datë 28.06.2021, (e hënë), prej orës 14:00 mbahet Debati Publik i kryetarit të komunës z. Sokol HALITI, organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës dhe Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun.

Ky debat do të zhvillohet përmes platformës online, ku do të jepet përmes ueb faqes së komunës në facebook: “Komuna e Vitisë” si dhe nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv në Plus TV.

Me këtë rast, ju do të keni mundësi të njiheni me punën dhe zhvillimet aktuale në komunën tonë për gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2021, andaj pyetjet tuaja mund ti adresoni në platformën “Google Forms” në këtë vegëz:

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdJEne2vok…/viewform…

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Komuna e Vitisë

You Might Also Like