Komunikatë për publikun
Gjendje alarmante:
Spitali regjional i Gjilanit nuk furnizohet rregullisht me oksigjen
Qytetarë të nderuar të Gjilanit dhe të Anamoravës,
Përkundër kritikave publike që i kemi drejtue si opozitë në vazhdimësi për Kryetarin e komunës dhe për Shtabin Emergjent Komunal lidhur me menaxhimin e dobët të krizës me Covid19, këtyre ditëve, PDK – dega në Gjilan, është informuar nga burime të besueshme se furnizimi me oksigjen për Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka hasur në vështirësi serioze dhe kjo po ndodhë thuaja se çdo ditë.
Qytetarët dhe familjet e regjionit janë të shqetësuara me arsye dhe seriozisht për këtë pasiguri ekstreme në furnizim me oksigjen. Ata kërkojnë veprime të shpejta të mekanizmave kompetentë komunal e shtetëror për stabilizim urgjent të furnizimit me këtë artikull kaq jetësor për pacientët tanë me Covid19 por edhe për të tjerët që kanë nevojë për të.
Tashmë, pas shumë muajve, u pa qartë se nuk kryejnë punë deklaratat boshe dhe retorikat të bëra rutinë nga Shtabi Emergjent komunal dhe nga Kryetari i komunës për ti dalur karshi trendit frikësues të infektimit me Covid19 në komunën tonë dhe në regjion.
E kemi thënë nga fillimi i pandemisë se për ta parandaluar shpejtë dhe sigurtë përhapjen e virusit, Shtabi duhet të hartojë plan të qartë veprimi me të gjithë akterët dhe me të gjitha kapacitetet e nevojshme përbrenda tij si dhe kërkohet veprim dhe dinamikë e duhur për realizimin e plotë të këtij plani.
Shtabi Emergjent komunal dhe kryesuesi i tij, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, janë adresa e vetme dhe kryesorja e përgjegjësisë për t’u sfidue me këtë situatë aspak të mirë në komunën tonë.
Kjo adresë e përgjegjësisë i ka përbrenda saj, përveç dy niveleve të shëndetësisë, edhe të gjitha segmentet e veprimtarive tjera publike e private komunale e rajonale. Krejtë çfarë duhet bërë është lidhja e mirë e këtyre hallkave, sinkronizimi i veprimeve dhe dinamika e shtuar në punë.
Komunikimi i mirë dhe i duhur përbrenda komunës e rajonit si dhe me Shtabin Emergjent nacional në Prishtinë është i domosdoshëm sepse politikat dhe specifikat tona lokale e rajonale funksionojnë me efekt të plotë vetëm nëse jëmi mirë të koordinuar brenda nesh sikur edhe me politikat dhe me përkrahjen e qendrës.
E kundërta e kësaj që e thamë këtu më lartë, na ka sjellur deri në gjendjen aktuale për të cilën po ju alarmojmë sepse qysh nesër mund të jetë vonë për reagim.
Një jetë e humbur nga neglizhenca dhe mospuna e jonë na bën plotësisht të pabesueshëm si institucione dhe na bën plotësisht të papërgjegjshëm para jetëve të qytetëve tanë që sot, më shumë se kurrë kanë nevojë për komunën e për shtetin e tyre.