Viti

Dega e PDK-së kritikon qeverisjen komunale në Viti

Qeverisja në komunën e Vitisë vazhdon t’i shërbejë vetëm interesave të ngushta të kryetarit të komunës Sokol Haliti, duke punësuar militantë partiakë nëpër pozita të ndryshme, sidomos në fushën e arsimit, por edhe duke bërë punësime mbi baza familjare në mënyrë kundër ligjore. Këto akuza drejtuar udhëheqjes komunale, janë bërë në konferencën e organizuar nga dega e PDK-së në Viti, me rastin e rekapitullimit të aktiviteteve partiake gjatë vitit që po e lëmë pas. Bekim Azizi, kryetar i PDK-së në Viti, ka përmendur raportin e Auditimi, i cili jep një vlerësim negativ për këtë komunë në shumë pika dhe nuk del të jetë i mirë. Ai ka cekur si shqetësuese edhe raportin e Avokatit të Popullit, ku janë dhënë vërejtje drejtorisë komunale të arsimit në Viti , për shkelje të procedurave ligjore në punësimin e personelit në arsim. Azizi gjithashtu gjatë konferencës së fundvitit, ka kritikua edhe investimet në infrastrukturën rrugore, ku sipas tij janë jashtë standardeve duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në shumë projekte. Sipas këtij subjekti politik, edhe gjendja e shëndetësisë në komunën e Vitisë mbetet jo e mirë, pasi ka mungesë të barnave esenciale, por edhe ambulantat pa mjek në disa fshatra.

 

You Might Also Like