Libri

Del në dritë një libër që flet për Qëndrimin e Serbisë ndaj Lëvzijes Kombëtare Shqiptare 1878 – 1912

Evzi Ramadani, magjistër i historisë, ka nxjerrë librin e tij të parë “Qëndrimi i Serbisë ndaj Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878 – 1912”, libër ky që plotëson një zbrazëti të të kaluarës sonë.

Ramandani, që ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë promovimin e librit, ka bërë një punë disavjeçare, duke shfrytëzuar dokumente të kohës, një gamë të madhe të literaturës si dhe shtypin dhe revistat e kohës. Ky libër është ndarë në katër kapituj dhe në kapitullin e parë, autori trajton angazhimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në mbrojtjen e territorit dhe kufijve etnik të Shqipërisë. Ai një kapitull të veçantë ia kushton qëndrimit të diplomacisë serbe ndaj çështjes shqiptare në vitet 1881 deri më 1908, sikurse që merret edhe me qëndrimin e kësaj diplomacie gjatë viteve 1909 – 1912.

Një kapitull të veçantë, autori Evzi Ramadani ia kushton edhe Luftës së Parë Ballkanike dhe Çështjes Shqiptare e ky libër ka edhe përfundimin në gjuhën angleze, vlerësimet e redaktorit Fehari Ramadani e të recensentit Qerim Dalipi, sikurse që ka treguesin e emrave dhe libri përmban edhe disa fotografi të personaliteteve që ishin protagonistë të zhvillimeve në këtë kohë dhe fotografi të tjera.

Ky libër plotëson një boshllëk në historinë tonë të lavdishme, por që njëkohësisht ishte edhe e dhimbshme, kurse autori Evzi Ramadani, duke qenë për një kohë të gjatë i kyçur në mësimdhënien e historisë dhe në fushën e hulumtimeve historike.

Libri ka 204 faqe dhe është botuar nga Shtëpia Botuese “Kurora ars” nga Gjilani.

Promovimi i librit është paralajmëruar për datë 19 maj.

You Might Also Like