Futboll

Gjilanasja Blerta Shala udhëhoqi me shembull – KFF Mitrovica shkëlqen me fitore bindëse në Champions League

Blerta Shala udhëhoqi me shembull – KFF Mitrovica shkëlqen me fitore bindëse 10:0

Kapitenja e KFF Mitrovica, Blerta Shala, së bashku me bashkëlojtaret e saj, dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kualifikuese të Europa Champions League për femra, duke regjistruar një fitore spektakolare 10:0 ndaj VS FC Zimbru.

Me shpirt luftarak, disiplinë dhe lojë të bukur, vajzat e Mitrovicës treguan cilësinë dhe karakterin e tyre, duke dominuar ndeshjen nga minuta e parë deri në fishkëllimën e fundit. Si lidere e skuadrës, Blerta Shala ishte një frymëzim për ekipin, duke udhëhequr me qetësi, përkushtim dhe profesionalizëm.

Kjo fitore e thellë është dëshmi e punës së palodhur, përgatitjes serioze dhe ambicies së KFF Mitrovica për të përfaqësuar me dinjitet futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Blerim Shala, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit ka shkruar se Blerta zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, një lojë tejet teknike me pasime shumë të sakta dhe se shumica e golave erdhën si pasojë e asistimeve të sakta të Blertës.

Ajo ka bërë krenare jo vetëm familjen, qytetin e saj të lindjes e Mitrovicën, por mbarë Kosovën.

Urime Blerta Shalës dhe gjithë ekipit për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Urojmë që kjo formë e shkëlqyer të vazhdojë edhe në sfidat e radhës.

You Might Also Like