Ndonjëherë mjafton pak vullnet për të bërë një ndryshim që shihet nga të gjithë.
Sot, së bashku me disa banorë të Velekincës, i ngjyrosëm shtyllat përgjatë trotuarit, duke e bërë këtë hapësirë më të bukur, më të dukshme dhe më të sigurt për këmbësorët.
Kjo nismë nuk ishte vetëm për pamjen e vendit, por edhe për sigurinë e qytetarëve. Ngjyrosja e shtyllave ndihmon që ato të dallohen më mirë gjatë natës, duke lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve në trotuar dhe duke kontribuar në një komunikacion më të sigurt për të gjithë.
Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij aksioni me punë dhe përkushtim. Mirënjohje e veçantë për Biti Bau, që na siguroi materialet dhe pajisjet e nevojshme për ta realizuar këtë nismë.
Kur bashkohemi për të mirën e përbashkët, çdo punë bëhet më e lehtë dhe çdo ndryshim ka më shumë vlerë.
Fadil Ademi, këshilltar komunal



