Minutat e fundit për klubin e qytetit tonë po dalin të jenë mjaft dramatike. Ndeshja dukej se do te përfundonte me rezultat 0:0, derisa referi i katërt sinjalizoi për dymbëdhjete minuta shtesë.
Në minutën 90+7, sulmuesi në formë, Liridon Balaj, i dha epërsinë Dritës. Dukej se Drita po rikthehej nga Malta me një epërsi të kënaqshme, por boshnjaku Amar Drina barazoi rezultatin në minutën 90+12.
Drama nuk përfundoi me golat, Floriana FC nga Malta pati dhe një rast duke goditur shtyllën dhe për ti dhënë fundit ndeshjes.
Drita rikthehet në Kosovë me barazim. Ende asgjë nuk ka përfunduar, gjithçka do mirret vesh në Fadil Vokrri.
Floriana FC 1-1 Drita FC




