Sot mbushen tetëmbdhjetë vite kur Gjilani dhe populli i tij me nderimet më të larta nën përcjelljen ushtarake të UÇK-së e të gardës së nderit po përcillte për në varrezat në Kodrën e Dëshmorëve tetëmbdhjetë dëshmorë të rënë në fushë betejat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së Zonës Operative të Karadakut. Kjo ditë ishte spallur ‘’Dita e Dëshmorëve’’.
Prandaj në nderim të kësaj dite të madhe të dhembjes e të krenarisë sonë, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkë me Kryetaren e Qendrës dhe deputeten Besa Baftiu, kandidatin për Krytear të Komunës, Sami Kurteshin, dhe kandidatët për asamble komunale bënë homazhe duke vënë lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve të kombit.
Më pastaj aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkë me Kryetaren e Qendrës dhe deputeten Besa Baftiu, kandidatin për Kryetar të Komunës, Sami Kurteshin, kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hysenin, Sekretarin Organizativ dhe deputetin Ismajl Kurteshi, vizituan familje të dëshmorëve duke ju gjetur pranë në këtë ditë të kujtimit e të rikujtimit të bijave e të bijëve të tyrë dëshmorë