Libri

Donacioni i madh i librave pasuron Bibliotekat e Preshevës dhe Bujanocit

Shkruan: Vlerë Krasniqi

Në Biblotekën ‘Fan S. Noli’ të Gjilanit arriti një dhuratë nga Shqipëria, një donacion prej një mijë e një librash prej llojeve të ndryshme të zhanrave, donacion ky i cili pas mbërritjes në biblotekën e qytetit do të transportohet në Biblotekat e Bujanocit dhe të Preshevës.

Këtë donacion zyra për Preshevë-Medvegje-Bujanoc, në kuadër te zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit e pritën në koordinim të plotë me drejtoreshën e biblotekës së Preshevës dhe drejtorin e biblotekës ne Bujanoc. Kjo dhuratë më konkretisht u soll nga organizata Akademia Alternative e Shkencave në Tiranë. Pjesën organizative të takimit sa i përket donacionit, në dorë e ka pasur zyra për Preshevë-Medvegje-Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit, e cila në këtë takim ka ftuar drejtoreshën dhe drejtorin e biblotekave të Preshevës dhe Bujanocit. Sipas Zyrtarit te zyrës për Preshevë-Medvegje-Bujanoc, Enver Haziri “Librat kanë qenë së pari të destinuara për këtu për arsye të shkurtimit të rrugës.”, njëkohësisht ai na informon se si zyre vazhdimisht janë dhe do të vazhdojnë të jenë në bashkpunim me të gjitha institucionet, në këtë rast me biblotekat përkatëse të donacionit.

Në emër të biblotekës së Preshevës të cilën edhe vet e udhëheq, flet drejtoresha Mimoza Saqipi fillimisht falenderon z. Enver Haziri, i cili në kuadër te zyrës për Preshevë-Medvegje-Bujanoc dhe të komunës së Gjilanit merr iniciativën për bashkpunim dhe krijon një lloj rrugëlidhje mes iniciativës së Tiranës për dhurimin e librave të cilë kanë një domethënje të madhe për Preshevën. “Ky donacion është një lloj përkrahje për të cilën Lugina ka vazhdimisht nevojë, sidomos për titujt në gjuhën shqipe”, cek ajo. Ajo poashtu mbanë shpresë se këto bashkpunime nga komuna e Gjilanit si dhe nga Tirana të mos ndërpriten asnjëherë.

Kurse në emër të biblotekës “14 Nëntori” në Bujanoc flet vet drejtori i saj, Ekrem Xhemaili, i cili poashtu falenderon z. Enver Haziri për organizimin e takimit sa i përket donacionit. “Në këtë formë ne do t’a rrisim fondin e librave në gjuhën shqipe në biblotekën tonë”, thotë ai. Më pastaj z. Xhemaili poashtu shprehu deshirën për bashkpunim të mëtutjeshëm.

Drejtorët tregojnë se sa i përket shpërndarjes së librave, pas regjistrimit të tyre një pjesë do të mbetet në biblotekat qendrore e dy komunave, kurse nje pjesë tjetër do të shperndahet në nëndegët e biblotekave nëpër fshatra.

Prej atyre një mijë e një librave të dhuruara nga Shqipëria z. Enver Haziri na tregoi se ka llojllojshmëri të zhanrave, nga librat poetik e deri te romanet me shumicë në gjuhën shqipe, por edhe me një shumë më të vogël të librave në gjuhë të huaja. Dhe si përfundim, “Ti dhurosh dikuj libra, është ti dhurosh dije”, thotë z. Enver Haziri./kryelajmi.com/.

(Autorja është gazetare praktikante në Gazetën Online kryelajmi.com)

You Might Also Like