Gjilan

Dorëhiqet Nevzad Isufi, kryetar i Qendrës së VV në Gjilan

 

Burime brenda Qendrës së Lëvzijes Vetëvendsoje në Gjilan kanë bërë me dije për kryelajmi.com se Nevzad Isufi, kryetar i Qendrës së VV-së në Gjilan është tërhequr nga pozita e kryetarit të qendrës dhe të qenit anëtar Në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Sipas këtij burimi, kryetari i Qendrës Nevzad Isufi deri më tashti nuk ka paralajmëruar se do të tërhiqet edhe nga të qenit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithëçka pritet të sqarohet brenda ditës, kur pritet të jepen më shumë hollësi nga VV dhe vetë kryetari i deritashëm Isufi.

Deri më tashti, Nevzad Isufi, kryetar i deritashëm i Qendrës së VV-së në Gjilan as nuk e ka pohuar e as mohuar lajmin, kurse përkundër insistimit tonë nuk kemi arritur të kontaktojmë me z. Isufi.

Në zgjedhjet e fundit parlamantare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë subjekti më i votuar në komunën e Gjilanit, kurse tashti kur së shpejti pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale nuk është bërë ende i ditur emir i kandidatit të VV-së për kryetar të komunës.

Kryelajmi.com

You Might Also Like