Shëndeti

Dr. Luan Jaha zgjedhet anëtar i American College of Surgeons

Dr. Luan Jaha, specialist në fushën e kirurgjisë vaskulare, në një ceremoni solemne të mbajtur në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është inauguruar Fellow i American College of Surgeons, që është një arritje e madhe në fushën e mjekësisë.

Në një postim të tij, dr. Luan Jaha ka shkruar:

Sot në San Francisko të SHBA, në kuadër të Kongresit Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës, në një ceremoni solemne, u inaugurova Fellow i American College of Surgeons. Kjo e arritur e rëndësishme në jetën time profesionale dhe akademike nuk do të ishte e mundshme pa përkrahjen e mësuesve, kolegëve dhe miqve të mi, të cilët i falënderoj përzemërsisht. Një falënderim të posaçëm i kushtoj familjes time – Vlorës, Jonës dhe Artit, që i kanë dhënë kuptim çdo gjëje në jetën time.

Dr. Jaha është i martuar me pediatren e mirënjohur nga Gjilani, dr. Vlora Ismajli./kryelajmi.com/.

You Might Also Like