KRONIKË E ZEZË

Drejtim i mjetit nën ndikim të Alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

  
 
Drejtim i mjetit nën ndikim të Alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi
Kamenicë, 16 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 15.01.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Novosellë komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.30 promila.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej nëntë (9) muajsh dhe dy (2) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

You Might Also Like