Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan me rastin e kremtimit të 7 marsit, ditës së Mësuesit, me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ka ndarë një mirënjohje për Policinë e Kosovës.
Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e sallës së koncerteve të shkollës së muzikës në qytetin e Gjilan, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan z. Shpend Nuhiu dorëzoi mirënjohjen përfaqësuesve të Policisë, duke vlerësuar kontributin dhe theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për mirëqenien e qytetarëve.
Policia e Kosovës si një institucionet i besueshme dhe i rëndësishme në vend, do të vazhdoj të thelloj bashkëpunimin me institucionet e tjera për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.