Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shënoi 24 vjetorin e Policisë së Kosovës

24 vjetori i Policisë së Kosovës

Gjilan, 06 shtator 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësitet e policisë në komunitet sot me datën 06.09.2023 për nderë të njëzet e katër (24) vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kanë shpërndarë rekuizita me logon e Policisë së Kosovës në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjilanit si dhe në shkollën fillore të ulët ,,Thimi Mitko’’ në Gjilan.

Me këtë rast qytetarët të shumët, nxënës dhe arsimtar kanë shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës duke u uruar atyre ditën e themelimit të Policisë.

Po ashtu në vigjilje të kësaj date Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacionet Policore të kësaj drejtorie me këtë rast kanë pritur edhe shumë vizitore nxënës, staf i shkollave, zyrtar të lartë komunal e qytetarë të ndryshëm të cilët kanë pasur rastin që nga afër të vizitojnë ambientet e punës dhe duke u njoftuar me punën dhe aktivitetet të cila bëhet në këto ambiente nga ana e Policisë së Kosovës për ç’do ditë.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve.

You Might Also Like