Libri

Drenica do të recitojë në Gjilan

Këtë të shtunë do të vazhdojë “Vjeshta letrare e Gjilanit 2016”, manifestim kulturor ky që për çdo vit organizohet nga Ars Club “Beqir Musliu”. Siç ka theksuar Sabit Rrustemi, kryetar, Veprimtaria vijuese letrare do të mbahet më 19 nëntor 2016, ora 12:00, në sallën e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kati i tretë.

Ai tha se mysafirë të Ars Clubit “Beqir Musliu”, do jenë poetët nga Art Klubi “RIfat Kukaj”, të Krahinës së Drenicës si Adem Gashi, Izet Abdyli,Naxhije Gashani,  Xheladin Mjeku,  Azem Deliu, Mustafë Hoxha e poetë të tjerë. Rrustemi ka ftuar krijuesit dhe dashamirët e artit letrar që të jenë pjesë e kësaj ngjarje kulturore.

You Might Also Like