Drita ka përfunduar fazën përgatitore në Antalya pas 15 ditë qëndrimi në qytetin bregdetar të Turqisë, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjatë qëndrimi në tokën turke, klubi gjilanas zhvilloi finalen e Superkupës ndaj Prishtinës dhe disa duele kontrolluese. Megjithëse, rezultatet nuk ishin në favor të kampionëve në fuqi, duket se objektivi kryesor ka qenë përgatitja e ekipit.
‘Bardhekaltërit’ janë të lumtur që nuk kanë pasur ndonjë lëndim gjatë kësaj faze përgatitore.
Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës:
Përfundon faza përgatitore në Turqi!
Sot ka qenë dita e fundit e fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.
Ekipi ka qëndruar për 15 ditë dhe ka zhvilluar gjithsej pesë ndeshje kontrolluese.
Gjithçka ka shkuar mirë dhe ashtu siç është planifikuar.
Na gëzon fakti që gjatë kësaj faze nuk kemi pasur ndonjë lëndim dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme.
Pas kthimit në Kosovë, me datë 9 shkurt do ta kemi ndeshjen e parë për këtë vit përball ekipit të Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës.
/Gazeta Sheshi/