Është ringjallë në pjesë të dytë për të bërë historinë. Drita ia ka dalë të përmbysë rezultatin për të arritur fitoren e madhe në Superkupën e Kosovës.
Në pjesën e parë ishte një dominim i plotë i Prishtinës. Në pjesën e parë ekipi nga kryeqyteti tri herë qëlloi shtyllën dhe në fund edhe shënoi nëpërmjet Mankenda, i cili gjuajti nga 17 metra dhe qëlloi anën e majtë të portierit Bakaj. Drita nuk pati asnjë rast në pjesën e parë dhe dukej se Prishtina që po mbizotëronte në fushë lehtë do t’a fitojë këtë ndeshje.
Krejt ndryshe ishte në pjesën e dytë, ngase Drita pati një paraqitje krejt tjetër, Kështu pas një shpërthimi të Nezirit nga e majta, Thaçi ndërhyri në të dhe shkaktoi penalti. Gërbeshi mori përgjegjësinë të gjuaj dhe qëlloi, por gjyqtari Nuza këroi që penaltia të përsëritet. Sërish përgjegjësinë e mori Gërbeshi dhe qëlloi në anën e djathtë të poshtme për të barazuar rezultatin.
Prishtina me ngulm po kërkonte golin e epërsisë, kur Drita organizoi sulm nga e majta nëpërmjet Xh. Shabanit, i cili harkoi në anën e kundërt, ku u gjet Haxhimusa që me një gjuajtje të saktë qëlloi anën e djathtë të portës së Prishtinës për fitoren 2:1.