Futboll

Drita shënon fitore të vonuar

Nuk shënoi fitore në tri ndeshjet e fundit, por në përmbyllje të kampionatit, FC Drita ka shënuar fitore ndaj Drenicës që ka kohë që i ka thënë lamtumirë Superligës së Kosovës.

Edhe këtë ndeshje Drita nuk e nisi mirë, ngase është ndëshkuar që në minutën 17, kur Drenica ka shënuar nëpërmjet Vojvodës. Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe Drita ia ka dalë që të barazojë nëpërmjet Jasharit në minutën 22.

Në pjesëlojën e dytë në lojë është futur braziliani Iraj Junior, i cili kishtë ardhur si përforcim te Drita, por që nuk pati hapësirë të mjaftueshme. Junior ia ka dalë të shënojë dy gola për Dritën, që ishin vendimtar. Fillimisht ai shënoi në minutën 47 e më pas edhe në atë të 72 për të vulosur fitoren e Dritë me rezultat 1:3.

Me këtë fitore, Drita e përfundon stinorin në pozitën e dytë dhe do të luajë në Europa Conference League, derisa Drenica për herë të parë në historikun e saj në Kosovën e pavarur largohet nga Superliga e Kosovës në Futboll dhe vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A./kiryelajmi.com/.

You Might Also Like