Në ndeshjen e kupës ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dritës, e cila është zhvilluar në Stadiumin e “Ramiz Sadikut” në Prishtinë, ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ia ka dalë të kualifikohet dhe të shkojë tutje në garat për këtë trofe, të cilin e kishte fituar para 20 viteve.
Drita golin e parë e ka shënuar në minutën 28 nëpërmjet Ardian Cuculit nga pika e bardhë, pasi që më herët ekipi i tij kishte fituar një penalti, kur Almier Ajzeraj nga mbrojtësit e Fushë Kosovës ishte rrëzuar në brendi.
Në minutën 41, Bekteshi rrëzoi në brendi Ajzerajn dhe gjyqtari Kosumi sërish dha penalti për Dritës. Kësaj radhe nga pika e bardhë gjuajti Arbnor Muja që gjuajti në këndin e majtë të poshtëm të portës vendase dhe qëlloi për 0:2. Një minutë më pas harkoi nga e djathta e Marko Simonovski qëlloi me kokë për rezultatin 0:3.
Në minutën 63, pas një aksioni që u nis nga Almir Ajzeraj, Muharrem Jashari shënoi një supergol, duke qëlluar këndin e epërm të majtë të portierit vendas. Në minutën 69, Arbnor Muja shënoi golin e pestë për Dritën. /kryelajmi.com/.