Futboll

Drita vendos rrënjët në krye, mposht Ballkanin në Suharekë

Drita e Gjilanit ishte mysafire e Ballkanit ku fituesi i kësaj ndeshje do të merrte epitetin  si lider i  Albi Mall Superligës së Kosovës.

Drita filloi ndeshjen duke mos ditur për humbje e as barazim në katër ndeshjet e fundit, ndërsa sot i bëri pesë.

Ishin “Intelektualët” të cilët dolën të parët në epwrsi përmes sulmuesit të krahut të majtë, Almir Ajzeraj.

Pjesa e parë u mbyll 0:1, por pjesa e dytë ishte shumë më e nxehtë.

Ballkani ishte shumë më e mirë në fillimin e pjesës së dytë.

Sulm pas sulmi, në minutën e 64-të ishte Sunday Adetunji i cili pas një harkimi nga këndi dhe një intervenimi të dobët të Malokut e gjeti portën e zbrazët me kokë.

Drita, e cila mendohej se pas këtij goli do të futej vetëm më thellë nën tokë dhe do të mbetej pa shpresa, shënoi pas vetëm 7 minutave. Depërtimi i Arb Manaj nga krahu i majtë dhe krosimi i tij i devijuar gjeti Blerim Krasniqi i cili goditi në këndin e paarritshëm të portjerit të Ballkanit.

Gjilanasit mësuan nga gabimi i mëhershëm, andaj vendosën të rritnin epërsinë në 1:3 përmes Arb Manajt. Krosimi i Besnik Krasniqit gjeti Bejtullain me kokë, goditja e të cilit u prit nga portjeri dhe i erdhi në këmbët e Manajt i cili kishe kohë të mendote se a të shënonte apo jo.

Ballkani përsëri filloi të kërkontë golin për ta ngushtuar epërsinë, por e gjeti shumë vonë. Në minutën e 93-të Ballkani ngushtoi epërsinë, por Drita arriti të mbrohej deri në fishkëllimën e fundit.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Dritën. Ajo krijon distancë nga ekipet e tjera në tabelë dhe po shkon drejt një titulli tjetër.

Pas 752 ditëve, Ballkani humb në shtëpi.

FT Ballkani 2:3 Drita.

You Might Also Like