Shkruan: Izmi Zeka
Ishte mbremje e 11 janarit të vitit 1984, kur Kosova më shumë se kurr përballej me ekzistencën e saj. Dy figura që tani i përkasin historisë Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha , dy ideologët dhe vazhduesit e denjë të rrugës së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës u përballën me forcat policore të shtetit barbar Serb. Atë natë të 11 janarit krismat nuk kishin të ndalur. Dy emra që i dhanë kuptimsinë luftës për clirim kombëtar dhe frymëzues të gjeneratave të ardhshme deri te formimi I ushtrisë së Lavdishme Clirimtare të kosovës.Ata ishin dy në luftë kundër okupimit klasik serb dhe jo vetëm kaq por ideja e tyre ishte përtej kohës dhe rezonit që mbretëronte aso kohe. Rexha e Nuhiu sikur Vojo Kushi në Tiranw e Perlat Rexhepi në Shkodër thyen mitin e një shteti të huaj e barbar siq ishte Serbia. Aty u luftua deri në mëngjesin e 12 janarit dhe trimat su dorëzuan dot.mëngjesi I kësaj dite I gjenë dy vigajt të kthyer në histori ,ne jetë, në liri e cka jo ata bënë cka nuk bëhet dhe nuk arrihet.Ata kthyen dinjitetin dhe I dhanë frymë luftës për clirim kombëtar. Andaj ata ishin dy në një apo një në dy emra.Kjo është historia dhe vet jeta e tyre.