Gjilan

“Eco-Higjiena”, shtrenjëton faturën e mbeturinave pa i paralajmëruar qytetarët

Qytetarët të cilët kanë marrë shërbime nga kompania “Eco-Higjiena”, kanë paguar faturën e mbeturinave 5 €uro, por nga janari i vitit 2023 do të paguajnë nga 6.50 €uro shkruan Radio Star.

Kompania “Eco-Higjiena”, për shtrejëtimin e faturës nuk ka paralajmëruar qytetarët në asnjë mënyrë për rritjen për 30 përqind.

Rritja është bërë jashtë harmonizimit me rregulloren komunale për shërbime publike, kompania “Eco-Higjiena”, nuk dihet se a ka bërë kërkesë ndaj Komunës së Gjilanit që të miratojë rritjen e faturës së mbeturinave.

Shtrenjtimi i këtij shërbimi nuk është që po mirëpritet nga qytetarët.

“Eco-Higjiena”, vepron në qytetin e Gjilanit, si partneritet publiko privat(PPP) me komunën e Gjilan./RadioStar/

You Might Also Like