Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se fitorja ndaj Dritës ishte shumë e rëndësishme.
Por, ai tani synon që ta fitojë trofeun e të sigurojë daljen në Evropë nëpërmjet Kupës së Kosovës.
Egbo e ka vlerësuar gjysmëfinalen ndaj Dritës si finale para finales.
Në finale, Prishtina do të ballafaqohet me Ballkanin që e eliminoi Suharekën.
“E kemi diskutuar me çunat gjatë gjithë javës. Është mundësi për të shkuar në finale dhe pastaj të shkojmë në Evropë. Falënderoj të gjithë çunat, edhe ata që luajtën titullar, por edhe ata që janë inkuadruar. E kanë menaxhuar mirë lojën, kanë shfaqur karakter. Kanë luajtur 120 minuta. Falënderimi i shkon Zotit dhe atyre. Kjo ishte finale para finales sepse Drita është prej skuadrave më të mira në kampionat. Kemi arritur në finale dhe do ta shijojmë këtë fitore. Ishte ndeshje e Kupës dhe ke 120 minuta e penallti nëse nuk shënon. Duhet të jesh i kujdesshëm sepse nëse nuk shënon, bëhet e vështirë. Kemi luajtur ashtu siç kemi planifikuar”, ka deklaruar për “ArtMotion” pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo.