Futboll

Egbo: I kemi edhe 90 minuta të tjera

Pas barazimit 0:0 me Dritën, kryetrajneri i Prishtinës Emmanuel Egbo ka deklaruar:

“Ne llogaritim në çdo lojtar që është duke stërvitur me ekipin e parë. Të gjithë që kanë luajtur sot e kanë merituar plotësisht. Sa i takon ndeshjes, nuk do të merrem me golin e anuluar e penalltinë e anuluar. I kemi edhe 90 minuta, do të japim maksimumin tonë që të shkojmë në finale. Kishim përkrahjen e tifozëve, që janë lojtari i 12-të. Presim që t’i kemi përkrah edhe në ndeshjen në udhëtim”, ka thënë Egbo.

You Might Also Like