Klubi FC DRITA dhe Teatri i Qytetit në Gjilan tani e tutje do të kenë të zyrtarizuara bashkëpunimet, kjo falë një memorandumi që do të nënshkruhet nesër në zyrat e klubit.
Për herë të parë në Kosovë dhe jo vetëm, një klub futbolli arrin marrëveshje me një Institucion Kulturor, si Teatri i Qytetit.
Për detaje të marrëveshjes, FC DRITA i ka ftuar të gjitha mediat në konferencë, e cila do të mbahet nesër e martë, ora 14:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.