Në sezonin 2023/24, nën drejtimin e trajnerit Alban Nevzati, FC Drita U17 shkroi histori duke u shpallur kampion i Ligës Rajonale të Futbollit të Gjilanit (LRFGJ) dhe kampion i Play Off Nacional të Kosovës shkruan Radio Star.
Gjatë këtij sezoni, ekipi i FC Drita U17 zhvilloi 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe arriti një rekord të jashtëzakonshëm:
– Fitore: 20
– Barazime: 1
– Humbje: 0
Në Play Off Nacional, golashënuesi më i mirë nga radhët e Dritës ishte Jorik Kryeziu me 3 gola.
Gjithashtu, Ervin Kallaba, Diart Kastrati, Altin Destani dhe Art Veseli shënuan nga një gol secili.
Trajneri Alban Nevzati shprehu kënaqësinë e tij me performancën e lojtarëve, duke theksuar disiplinën, punën dhe karakterin fitues që kanë treguar.
Nevzati theksoi se ky sukses është rezultat i punës së përbashkët dhe një vazhdimësi e akademisë, duke falënderuar trajnerët e mëparshëm që kanë punuar me këtë gjeneratë.
Ai shtoi se merita e këtij suksesi i përket grupit të lojtarëve.
Gjatë karrierës së tij 4-vjeçare në FC Drita, Alban Nevzati ka arritur:
– 3 herë kampion i LRFGJ
– 1 herë nënkampion i LRFGJ
– 1 herë kampion i Play Off Nacional i Kosovës
Nga edicioni i ardhshëm, FC Drita U17 do të garojë në Super Ligë, duke synuar suksese të reja dhe avancim të mëtejshëm në futbollin kosovar.
Kjo arritje e jashtëzakonshme shënon një moment historik për klubin dhe një premtim për të ardhmen e ndritur të këtij ekipi të talentuar./radiostar/