Futboll

FC Prishtina e gatshme për ballafaqimin me Dritën, ja ku qëndroi para ndeshjes

FC Drita dhe FC Prishtina këtë të mërkurë do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në Futboll, në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të dy ekipet motiv e kanë fitoren, ngase ngadhënjimi në kupë do të thotë shumë për garat evropiane, të cilat përfaqësuesi kosovar do t’i nis nga xhiroja e dytë.

Ndeshja e parë e luajtur në Prishtinë para dy jave ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

FC Prishtina, para ndeshjes me Dritën ka përzgjedhur të pushojë e të relaksohet në  një ambient të Komunës së Gjilanit, më konkretisht tek Vali Ranch Resort, ku gjetën  mikpritjen dhe  rehatinë.

Nga stafi i Vali Ranch Resort është shkruar:

Pas SC Gjilanit dhe FC Llapit, sot patëm nderin që të kemi mysafir në hotelin Queen Vali Palace dhe Resortin tonë klubin e futbollit FC Prishtina.

Vali Ranch ju uron suksese në garat e tyre të gjitha klubeve dhe i falënderon për vizitën.

Vali Ranch, vend i të gjithëve.

 

You Might Also Like