Ferizaj e ka befasuar Gjilanin në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Gazetasheshi.com.
“Ujqit” kanë befasuar skuadrën e Bylbyl Sokolit, të cilën e kanë mposhtur me rezultat minimal 1-0.
Madje, goli është realizuar në pjesën e parë të lojës, kur dy skuadrat ishin me përbërjet më të mira, pasi më pas dy trajnerët u dhanë mundësi të gjithë futbollistëve.
Për skuadrën e Gjilanit ky do të jetë testi i tetë parasezonal, pesë prej të cilave i ka zhvilluar në Durrës.
Miqësoret e Gjilanit në fazën përgatitore:
A&N – Gjilani 1-0
Gjilani – Ramiz Sadiku 5-0
Gjilani – Struga 3-3
Gjilani – Drenica 3-1
Gjilani – Deçiç 1-0
Gjilani – 2 Korriku 3-0
Gjilani – Trepça ’89 1-0
Ferizaj – Gjilani 1-0
Ndeshjen e parë në pranverë, Gjilani do ta zhvillojë më 10 shkurt ndaj Istogut në kuadër të Kupës së Kosovës.
/Gazeta Sheshi/