Gjilan

Flurim Arifi kandidon zyrtarisht për kryetar dege në PDK-në e Gjilanit

Flurim Arifi kandidon zyrtarisht për kryetar dege në PDK-në e Gjilanit. Ja postimi i plotë i tij:

I nderuari Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës z.Kadri Veseli

Me këtë rast falemnderoj të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan për angazhimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nëndegët në Komunën tonë.

Për të ardhur deri këtu, punën më të madhe e ka bërë Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve lokale të Degës dhe Ekipi zgjedhor, koordinues dhe monitorues në nivel qendror, për angazhimin e të cilëve shpreh falëmnderimin dhe konsideratën time të lartë.Mbi 4000 pjesmarrës në kuvende të Nëndegës për të zgjedhur Kryetarët dhe Delegatët e tyre për t’i përfaqësuar në degë.I falemnderoj të gjithë pjesëmarresit pa dallim e në veçanti Kryetarët e Nëndegëve dhe Delegatët e zgjedhur në një proces fer dhe demokratik të zhvilluar nëpër Nëndegët e tyre për të ardhur në kuvendin zgjedhor në degë.

Poashtu, shfrytëzoj rastin që publikisht të falëmnderoj gjithë elektoratin e brendshëm të Degës së PDK-së në Gjilan, strukturat e deritashme të degës, për angazhimin dhe pjesmarrjen e tyre dinjitoze në të gjitha kuvendet zgjedhore të nëndegëve për ti zgjedhur përfaqësuesit e tyre më të mire.

PDK në Gjilan do të jetë shtëpia e të gjithë qytetarëve me ide dhe vullnet për të punuar në frymën e “Dekadës së Re”, duke respektuar parimin e profesionalizmit dhe mundësisë së barabartë për angazhim në fushat ku mund të jep kontribut më së shumti.Së bashku mundemi dhe do të vazhdojmë drejt ndërtimit të së ardhmes më të mirë për qytetarët e komunës së Gjilanit.

Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se është e hapur për njerëz të rinj, me ide të reja, për të zhvilluar vendin, për të kontribuar konform përgjegjësive që merr secili individ që i jepet mundësia. PDK, ka potencial intelektual e atdhetar, dije dhe guxim për të vazhduar rrugën e shtetndërtimit, dhe ngritjes së mirëqenies jo vetëm në Komunën e Gjilanit por dhe në tërë Kosovën.

Andaj angazhimi im politik do të jetë që të jem Kryetar i të gjithëve pa dallim, simbol i unitetit të të gjitha kategorive sociale dhe intelektuale, duke dhënë shembull personal të respektimit të dinjitetit të secilit, dhe do të bashkëpunoj me të gjithë të interesuarit për të kontribuar për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Unë zotohem se do ta udhëheqim së bashku deri në rikthimin e fitoreve të reja në Gjilan dhe do të përfaqësojë interesin e qytetarëve tanë kudo.

Falemnderit Lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Dekada e Re

Sinqerisht, i juaji,

Flurim Arifi

Kandidat për Kryetar të Degës së PDK-së në Gjilan.

You Might Also Like