Një donacion nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg ka arritur sot për Çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, që përfshin pajisje të ndryshme, aparaturë për pastrim, lodra etj. Kjo do të mundësoj kushte më ët volitshme si për personelin e këtij Institucioni, po ashtu edhe për plotësim të kushteve për fëmijët aty. Drejtori I Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka theksuar se ky donacion, vije në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që ka dhënë Fondacioni Kosovë-Luksemburg në fusha të ndryshme e kështu edhe në krijim të kushteve në arsim parashkollor.
Po sot , Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e “Helvetas”, Barbara Vogt dhe Sokol Havxhiun, me të cilët ka biseduar rreth rishikimit të projektit “Aftësim për punësim rural”.
Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar përfaqësuesit e Helvetas për gjithë angazhimin e deritanishëm që ata po japin në realizim të projekteve në komunën e Vitisë dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen. Aziz Zuka