Futboll

Futbollisti Ibish Ibishi synon ekipet e mëdha evropiane dhe përfaqësuesen e Kosovës

Talenti i madh i futbollit i cili edhe disa muaj i mbush 19 vjet, Ibish Ibishi, me prejardhje nga Kosova, i cili është i lindur në shtetin e Gjermanisë, cdo ditë e më shumë po tregon se është një futbollist i cili pritet shumë nga ai në të ardhmen.

Ibishi që nga mosha 8 vjeqare është dashuruar në lojën e futbollit me synim që
një ditë të afërm të luajë në skuadrat e futbollit evropianë.

Futbollisti Ibishi, karierën e kishte filluar në SC Bruhl, duke vazhduar në Bayer 04 Leverkusen, JFS Koln, SC Bonner, FC Hennef05, ndërsa aktualisht djersit fanelën në klubin SC Bonner në Gjermani.

“Si fëmijë e kam dashur lojën e futbollit, kryesisht gjerë më tani karierën e kam zhvilluar në shumë klube të Gjermanisë, ndërsa roli im është qendërsulmues. Aspiratat e mija janë që shumë shpejt të jem në klube të mëdha evropiane, pasiqë mendoj se kam kualitete”, shprehet futbollisti Ibishi.

Futbollisti Ibish Ibishi, i cili i ka parametrat e një futbollisti modernë e për nga pamja dhe stilit të lojës së tij ngjason me idolin e tij futbollistin norvegjez Haland, i cili tani është pjesë e Manchester City.

Ibishi është “tmerr” për portat kundërshatre, ai gjatë 18 ndeshjeve të zhvilluara ka shënuar 17 gola duke bërë që edhe mediumet Gjermane të shkruaj për këtë talent i cili po i vjen futbollit të Kosovës.

Talentin Ibishi e karakterizon nuhatja për gol, shpejtësia e driblingu të cilin e ka para portës kundërshtare me gjatësi që e ka 1.89 cm.

Ky talent i madh i futbollit shpreson se ëndërra e tij do të bëhet shumë shpejt realitet, duke ëndërruar se shumë shpejt do të ketë një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U-21 për të dhënë kontributin e tij për “Dardanët”.

“Babin e Mamin i kam nga Kosova, edhe familjarët e mijë jetojnë në Kosovë, dhe dua që një ditë shumë të afërt ti bëj krenar ta veshi fanelën e “Dardanve” të Kosovës, dhe djersën time ta derdhi për ngjyrat e Kosovës. A ka ma kënaqësi
se ti nderosh prindërit dhe popullin e Kosovës në fushën e futbollit.
Shpresoj se do të kem një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës”, ka bërë të ditur talenti Ibishi.

Shpresojmë se një talent cfarë është Ibish Ibishi i duhet futbollit të Kosovës, e ne duhet të jemi të lumtur që futbollistët shqiptarë po luajnë rol të rëndësishëm në klubet e tyre në diasporë.

You Might Also Like