ARSIMI

Gagica: Këtë vit do të fillohet me projektin “SHKOLLAT E SHEKULLIT 21”

Shkollat e Shekullit 21 është një program edukativ ambicioz e financuar nga Qeveria e Britanisë. Ky program do t’ju ofrojë nxënësve të moshës 10-15 shkathtësi në mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, ka theksuar se përpos shkathtësive në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve, fëmijët do të mësojnë kodimin në mënyrë praktike dhe do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik.
…. përvec tjerash secila shkollë do të pajisët secilën me 30 pajisje micro:bit, të mjaftueshme për tu përdorur nga nxënësit në procesin e mësimnxënies. Micro:bit është kompjuter xhepi shumë i vogël, i cili u ndihmon nxënësve të fitojnë shkathtësi themelore në kodim dhe programim për tu përgatitur për botën e sotme të udhëhequr nga teknika.

You Might Also Like