I nderuar të jem sonte i mirëpritur nga Avni Isufi, një mësimdhënës i zoti dhe një atdhetar i dalluar. Kontributi i Avniut në edukimin e brezave është një vlerë që duhet çmuar e vlerësuar nga shoqëria dhe institucionet tona.
Familjet si ajo e Avniut janë ato që kanë përgatitur breza të tërë për rrugën tonë të përbashkët drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Për këtë, jemi përjetësisht mirënjohës ndaj familjeve tona atdhetare.
E veçanta e këtij takimi është se djali i Avniut, Jetullahu, nga sot bëhet pjesë e rinisë së Aleancës në Gjilan, duke ofruar kontributin e tij të çmuar për vizionin tonë të përbashkët.
Vizioni për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme në çdo familje shqiptare dhe tek të gjitha moshat. Programi ynë synon mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.
Me Kosovën Fituese, fitimtarë jemi të gjithë!