Gjilani ka pësuar edhe një herë në këtë kampionat, në një ndeshje pa transmetim televiziv, në Stadiumin ‘’Liman Gegaj’’, ku janë përballur Malisheva e Gjilani.
Kanë qenë të parët vendasit që kanë shënuar nëpërmjet Limajt në minutën 21. Mysafirët nga Gjilani ia kanë dalë që të barazojnë në minutën e fundit të pjesës së parë me një supergol të shënuar nga kroati Edi Basha.
Me të nisur pjesëloja e dytë, vendasit ia kanë dalë sërish të shënojnë në minutën 53, nëpërmjet futbollistit të tyre Xhylani për rezultatin 2:1.
Deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ka ndryshuar. Kjo është ndeshja e tretë e humbur e Gjilanit në këtë kampionat, kurse në xhiron e ardhshme, SC Gjilani në fushë të vet e pret Prishtinën. /kryelajmi.com/.