Futboll

Gjilani – Drenica, forma e dy skuadrave, mungesat dhe përballjet direkte

Gjilani – Drenica, padyshim që do të jetë një nder ndeshjet me interesante të ditës së sotme.

‘Kuqebardhët’ kërkojnë fitore për të shpresuar titullin, ndërsa ‘kuqezinjët’ për të siguruar mbijtesën në Superligë, shkruan GazetaSheshi.

Analizuar në formën e dy skuadrave, Gjilani në shtatë ndeshjet e fundit ka pesë fitore dhe dy barazime, kurse Drenica ka tri humbje, dy fitore dhe dy barazime.

Kurse sa i përket përballjeve direkte në kampionat, Gjilani është më mirë se Drenica ku ka një fitore dhe njëher janë ndarë baraz. Këto dy skuadra janë takuar edhe për kupë ku ‘kuqezinjë’ kanë eleminuar ‘kuqebardhët’ në ndeshjen e parë 0:0, ndërsa në të dytën ‘shqiponjat’ fituan 2:1.

Trajneri i Gjilanit, Genitan Mezani për këtë ndeshje është treguar optimist duke thënë se kemi një kundërshtar të vështirë por që pikët do të mbesin në Gjilan.

“Skuadra e Drenicës është një skuadër me individ të mirë, ata dinë se çka kërkojnë në fushë gjatë 90 minutave, Drenica është një skuadër e cila bën befasira të dorës së parë me paraqitjet e tyre të mira, por ne i kemi llogaritë tona dhe përpos tri pikëve të reja nga kjo ndeshje për ne do të thotë dështim, por ne si skuadër jemi të përgatitur si nga ana psikologjike poashtu dhe fizike dhe alternativë tjetër ska përpos fitorës”, deklaroj Mezani.

Kurse, portieri i Drenicës, Arion Ymeri tha se do udhëtojmë vetëm për rezultat pozitiv, edhe pse kemi një kundërshtar shumë të vështirë.

“Normalisht ndeshje shumë e veshtrë na pret ne Gjilan kur dihet çfarë skuadre ka dhe pretendimet e tyre për kreun e tabelës, mirëpo jemi të pregaditur dhe te motivuar maksimalisht për këtë ndeshje”, deklaroj fillimisht.

Tutje numri një i ‘shqiponjave’ tha do të luftojmë për të nxjerrur një rezultat pozitiv, ndërsa me fitore do të sigurojmë eventualisht mbijetesën.

“Për të nxjerr rezultat pozitiv duhet shumë mund dhe ndjersë ne shkojmë për një rezultat pozitiv mirëpo me një fitore eventuale ne do ta sigurojmë mbijetesën edhe pse jo matematikisht po në bazë te lojve. Me nuk do te gabojmë ne lojrat e ardhshme si vendas që i kemi”, përfundoj Ymeri.

Gjilani në këtë ndeshje do të hyjë pa Tomislav Busic i lënduar. Ndërkaq Drenica pa kapitenin Azem Bejta.

Takimi i kësaj ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e ‘Qytetit’ në Gjilan nga ora 17:00.

/GazetaSheshi/

You Might Also Like