Futboll

Gjilani – Drita, e veçanta dhe formacionet

Të mësuar tash e sa kohë, Gjilani e Drita do të përballen jashtë Stadiumit të Qytetit, i cili jo që nuk po bëhet, por në të punët janë ndalur tash e sa vite. Kjo kryendeshje do të zhvillohet “Te rrethi”, afër Varrezave të Qytetit e që tash po quhet Stadiumi me bari sintetik, ndeshje kjo që i përket xhiros së shtatëmbëdhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Gjilani që është në pjesën e poshtme të tabelës është në cilësinë e vendasit dhe do të ketë mbështetjen e “Skifterëve”, aq sa i zënë ato pak shkallë të Stadiumit, derisa Drita në kreun e tabelës nuk do të ketë përkrahjen e “Intelektualëve”, të cilët në mungesë sigurie do të mbeten jashtë.

Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit dhe Zekirija Ramadani, kryetrajner i Dritës, i njohin cilësitë e ekipeve, andaj do të mundohen që ta befasojnë njëri-tjetrin e për të dy më tepër se loja e mirë është përballja taktike dhe rezultati që do të sjell në fund taktika e tyre.

Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit, është përcaktuar për këta lojtarë:

Halimi, Ismaili, Bejtullahi, Bajrami, Ismajli, Açka, Shabani, Heriq, Basha, Bilalli, Milev.

Zekirija Ramadani për ndeshjen me Gjilanin besimin ua ka dhënë këtyre lojtarëve:

Smakiqi, Be. Krasniqi, Salihi, Broja, Thaqi, Jashari, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Selmani, Bl. Krasniqi./kryelajmi/.

You Might Also Like