Futboll

Gjilani fiton miqësoren me Vllazninë

Gjilani ka shfaqur një tjetër fytyrë për dallim nga dueli i kaluar kontrollues ndaj Arbërisë, teksa në këtë vikend është sfiduar nga Vllaznia e Pozheranit.

Skuadra e Gentjan Mezanit ka triumfuar me rezultat të pastër ndaj fqinjëve të tyre, në një ndeshje ku u paraqitën edhe ardhjet e reja (2-0).

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan, teksa shefi shtabit teknik te gjilanasit ka provuar edhe disa futbollistë të ri gjatë ndeshjes, duke u’a dhënë rastin për t’i treguar vlerat e veta.

Ndeshja ishte tejet e luftuar, ani pse ishte vetëm një duel kontrollues. Megjithatë, nuk u duk edhe shumë miqësor në fundin e saj, teksa dy futbollistët Ardit Hila (Gjilani) dhe Armend Kastrati (Vllaznia P.) u larguan nga fusha e lojës pas një zënke që patën mes vete.

Për dy skuadrat kjo mund të jetë edhe miqësorja e fundit, pasi futbolli kosovar pritet të rikthehet në aksion gjatë vikendit të ardhshëm.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like