Futboll

Gjilani mbyll sesionin e fundit para ndeshjes ndaj Prishtinës

Është realizuar edhe seanca e fundit stërvitore para duelit kampional ndaj FC Prishtinës, i vlefshëm për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligë.

Atmosferë dhe ritëm brenda skuadrës gjatë gjithë javës që kanë punuar intensivisht në fushën ndihmëse.

Gjithë grupi pritet të jetë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë janë të gatshëm për lojë.

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet të dielen më 29 Shtator në stadiumin ndihmës në Gjilan. Ky takim fillon nga ora 15.00.|

       

You Might Also Like