Gjilan, 28 Korrik 2020-SC Gjilani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza.
“Gardiani” rahovecas, i cili skuadrës së Gjilanit ju bashkua në vitin 2017 ku edhe u zhvillua si portier te skuadra e Gjilanit, nga sot më nuk do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës sonë.
Klubi e falemnderon Haxhihamzën për kontributin e tijë sa ishte pjesë e skuadrës sonë, ku u cilësua si punëtor mjaftë i madh dhe i dëshiron suksese në vazhdimin e karrierës e tijë.