Klubi i Futbollit Gjilani ka arritur të angazhojë edhe një lojtar të shquar, kësaj radhe një lojtar të ri e ai është Edison Kqiku, i cili në edicionin e kaluar kishte luajtur për Hajvalinë.
Në faqen zyrtare të klubit është bërë me dije se KF Gjilanit ka arritur marrëveshje me njëin nga lojtarët më të talentuar dhe me premtues kosovarë.
Bëhet fjalë per gjilanasin Edison Kqikun, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e KF Hajvalise ku tregoi potecial të madh si një lojar i ri.
Kqiku gjithashtu është pjesë e perfaqësueses së Kosovës U19, me të cilën ka zhvilluar një sërë takimesh.
Në KF Gjilani kanë premtuar se do të vazhdojnë me transfere të tjera.