Trajneri i Inter Escaldes, Felip Ortiz, para duelit me Dritën e ka çmuar lart FC Dritën, ekip me të cilin sonte përballet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Ndeshja e sotme do të jetë krejtësisht ndryshe. Drita është një skuadër shumë agresive si me topin ashtu edhe pa të dhe ka një stil krejt tjetër. Do të duhet të japim maksimumin dhe lojën tonë më të mirë për të marrë një rezultat pozitiv”, ka thënë ai.
“Do të jetë një përballje shumë e gjatë dhe do të donim të kishim shanse në ndeshjen e kthimit. Prandaj duhet të bëjmë paraqitje të mirë në të dyja ndeshjet. Do të doja të kualifikoheshim para tifozëve tanë”, ka përfunduar Felipe Ortiz, kryetrajner i Inter d’Esclades.





