Futboll

Gjilani mundi në miqësore ekipin zviceran Yverdon Sport FC

SC Gjilani ka fituar ndeshjen e parë miqësore me rezultatin minimal 1:0 kundër ekipit zviceran Yverdon Sport FC, ndeshje kjo që është zhvilluar në Turqi.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi, në minutën e 43-të për rezultatin 1:0, që doli të jetë gol vendimtar për fitoren e ekipit kuq e bardh.

Në këtë ndeshje trajneri Ismet Munishi përdorur po thuajse të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, ndërsa ndeshjen e filloi me formacionin më të fortë.

Gjilani: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni , Blerim Krasniqi

Rezervistë; Arion Ymeri, Ylber Kastrati, Oltion Rapa, Blend Jakupi, Donjet Shkodra, Edison Kqiku, Elton Calé, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari.

Trajner: Ismet Munishi

You Might Also Like